Komuna e Prizrenit po vazhdon me shpërndarjen e mekanizmave bujqësor për fermerët
“Investimi i Komunës së Prizrenit në mekanizëm bujqësor është faktor që mbështet rritjen e nivelit të punës dhe është mjeti më efikas për zbatimin e kërkesave bujqësore për fermerët e komunës sonë, gjë që rritë cilësinë e prodhimeve bujqësore dhe ulë koston prodhuese”, ka thënë nënkryetari i komunës Kujtim Gashi, me rastin e shpërndarjes së mekanizmave bujqësor për fermerët.
I pranishëm në këtë ngjarje ishte edhe drejtori i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Bexhat Bytyqi, ku u bë shpërndarja e 50 multikultivatorëve me frezë dhe 5 freza me gjatësi 1.6 metra për fermerët përfitues në projektin “Furnizim me mekanizëm bujqësor me bashkëfinancim”.
Kjo është faza e dytë e ndarjes së mekanizmave bujqësor, ndërsa, projekti vazhdon së zbatuari sipas afateve ligjore për fermerët e tjerë përfitues në kuadër të këtij procesi të subvencionimit.