Komuna e Prizrenit pranon kërkesat dhe sugjerimet e qytetarëve për buxhetin e vitit 2021
20 gusht 2020
| 14:16
Të enjten drejtorët komunalë të Prizrenit kanë raportuar rreth planifikimit të buxhetit 2021-2023 dhe kërkesave që deri tani janë paraqitur nga qytetarët.
Në mbledhje gjithashtu u diskutuan edhe zhvillimet në projektet kapitale të këtij viti.
Me këtë rast, Komuna e Prizrenit ka njoftuar të gjithë qytetarët që vazhdon thirrja për pranim të kërkesave dhe sugjerimeve për projektet kapitale që do të realizohen në vitin 2021.
(Q.R / Epoka e re)