Komuna e Prizrenit premton kushte më të mira për pensionistët
09 mars 2022
| 12:43
Nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Kujtim Gashi, ka takuar përfaqësuesit e Organizatës së Pensionistëve të Regjionit të Prizrenit.
Gashi ka thënë se në këtë takim theksuan nevojën e domosdoshme për rifunksionalizimin e ambulancës së pensionistëve, barnat esenciale për ta, finalizimin e shtëpisë së pleqve, si dhe organizimet kulturore tradicionale për pensionistë.
“Bashkë me kryetarin e komunës, Shaqir Totaj, dhe ekzekutivin komunal, do të punojmë për adresimin dhe jetësimin e kërkesave për krijimin e kushteve më të mira për pensionistët”, ka thënë Gashi.