Komuna e Prizrenit punëson pesë persona me nevoja të veçanta

17 tetor 2019 | 13:26

Komuna e Prizrenit në kuadër të fushatës së muajit tetor, si muaj i mundësive të barabarta, ka angazhuar me kontratë të përkohshme në institucionet e ndryshme komunale personat me nevoja të veçanta.

Nëpërmjet Drejtorisë së Administratës, si dhe Njësisë për të Drejtat e Njeriut dhe Barazisë Gjinore, janë punësuar pesë persona me nevoja të veçanta, duke përshirë dy në sektorin e Ofiqarisë, dy në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare dhe një në Qendrën për Punë Sociale, ndërkaq angazhimi i tyre do të jetë për një kohëzgjatje prej tre muajve.

Me këtë rast, drejtori i Drejtorisë së Administratës, Osman Hajdari, ka thënë se Komuna e Prizrenit nga viti i ardhshëm do të synojë rritjen edhe të numrit të punëtorëve të rregullt nga kategoria e personave me nevoja të veçanta. “Komuna e Prizrenit aktualisht ka të punësuar tre persona me kontratë të rregullt nga kategoria e personave me nevoja të veçanta. Lidhur me këtë ekziston vullneti i kryetarit që nga viti i ardhshëm ta rrisim këtë numër. Për këtë qëllim do të veprojmë në përputhshmëri me ligjet në fuqi dhe do të synojmë t’i krijojmë hapësirat e nevojshme financiare”, ka thënë Hajdari.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Komunën e Prizrenit…