Komuna e Prizrenit rrit kapacitetet e ujit për ujitje të kulturave bujqësore
Në kuadër të projektit për hapjen e puseve për ujitjen e tokave bujqësore, kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me nënkryetarin Eshref Memaj dhe drejtorin e Drejtorisë së Bujqësisë, Egzon Elshani, përcollën nga afër punimet që po zhvillohen tek fermerët përfitues.
Vlera e përgjithshme e këtij projekti është 38,637.00 euro, ndërsa përfitues janë 45 fermerë, të cilët kanë aplikuar dhe i kanë plotësuar të gjitha kriteret për hapjen e këtyre puseve.
Komuna e Prizrenit në këtë projekt ka participuar me 75 për qind të shumës totale, ndërsa pjesa tjetër i ka takuar përfituesit.
Ky projekt është realizuar nga Drejtoria e Bujqësisë, me qëllim të krijimit të kushteve të nevojshme për zhvillimin e kulturave të ndryshme bujqësore.
/Epoka e re/