Komuna e Prizrenit synon të përfitojë nga menaxhimi i integruar i aseteve
13 nëntor 2019
| 15:42
Nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Eshref Memaj, ka marrë pjesë në trajnimin për menaxhimin e integruar të aseteve, i cili është duke u bërë me qëllim të ngritjes së kapaciteteve si pjesë e projekteve internacionale për zhvillim.
Trajnimi në fjalë është duke u organizuar nga ana e Shoqatës së Ujësjellësve dhe Kanalizimit të Kosovës në bashkëpunim me Asociacionin e Komunave të Kosovës, në kuadër të projektit “Rrjeti rajonal për zhvillimin e kapaciteteve për shërbimet e ujit dhe të kanalizimit”.
Nëpërmjet kësaj, Komuna e Prizrenit synon të përfitojë njohuri shtesë për planifikimin, zbatueshmërinë dhe përfitimet nga menaxhimi i integruar i aseteve për infrastrukturën e ujit dhe të kanalizimit.
/Epoka e re/