Komuna e Prizrenit të premten mban debat publik për çështjen e kulturës
08 janar 2020
| 17:15
Komuna e Prizrenit ka njoftuar me dije se Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport të premten do të organizojë debat publik për hartimin e rregullores për subvencionim nga fusha e kulturës.
“Në këtë debat ftohen të gjithë qytetarët dhe përfaqësuesit e OJQ-ve nga Komuna e Prizrenit që veprojnë në fushën e kulturës, për të dhënë kontributin e tyre në hartimin e kësaj rregulloreje. Debati publik mbahet më 10.01.2020 (e premte) në orën 14:00, në sallën e kuqe (kati i tretë) të objektit të administratës komunale”, ka njoftuar Komuna e Prizrenit.
/Epoka e re/