Komuna e Prizrenit thirrje për OJQ-të dhe grupet rinore për pjesëmarrje në KVRL

25 nëntor 2019 | 13:10

Komuna e Prizrenit, përkatësisht Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport u ka bërë thirrje të gjitha OJQ-ve dhe grupeve rinore që veprojnë brenda rajonit të Komunës së Prizrenit, si dhe të rinjve të interesuar për të dhënë kontributin për zhvillimin e sektorit rinor, që të aplikojnë për pjesëmarrje në Kuvendin Zgjedhor të Këshillit të Veprimit Rinor Lokal (KVRL).

Të drejtë aplikimi kanë OJQ-të dhe grupet rinore që kanë seli ose/dhe veprojnë në rajonin e Prizrenit, e që kanë të anëtarësuar brenda vetës të rinj nga mosha 15 deri në 24 vjeç, si dhe individë të kësaj moshe.

Aplikimi do të jetë i hapur nga 25 nëntori deri më 15 dhjetor 2019. Pas shqyrtimit dhe aprovimit të aplikacioneve, kuvendi zgjedhor do të mbahet më 21 dhjetor 2019 duke filluar nga ora 12:00 në sallën e Kuvendit Komunal të Prizrenit (Shtëpia e Bardhë).

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në vigjilje të shënimit të festës kombëtare të flamurit, të…