Komuna e Rahovecit arrin marrëveshje me KFOR-in 

02 shkurt 2022 | 16:37

Komuna e Rahovecit, përkatësisht Drejtori i Shërbimeve Publike, Përparim Krasniqi dhe Afrim Dina, drejtor për Kulturë, Rini dhe Sport, kanë arritur marrëveshje me KFOR-in italian për instalimin e sistemit për furnizim me energji diellore të palestrës “Mizahir Isma”.

Ky është projekti i parë i këtij lloji që do të instalohet në objektet komunale, në këtë mënyrë do të krijohen kushte më të volitshme për sportistët tanë dhe do të bëhet kursimi i buxhetit komunal për vitet në vazhdim.

Mirëmbajtja e palestrës “Mizahir Isma”, në qytetin e Rahovecit ka një kosto shumë të lartë dhe përmes këtij projekti do të ulët kostoja e mirëmbajtjes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Valdete Idrizi, ka pritur…