Komuna e Rahovecit liron trotuaret nga mallrat e ekspozuara
Inspektorati Komunal i Rahovecit ka liruar hapësirat publike në qytetin e Rahovecit, me këtë rast pronareve të lokaleve të cilët kanë ekspozuar mallin në trotuar u është konfiskuar malli.
Besnik Hoti, drejtor i Drejtorisë për Punë Inspektuese i cili gjatë gjithë kohës ka qenë së bashku me inspektor, ka treguar se deri të fillimi i këtij aksioni ka ardhur duke u bazuar edhe në kërkesat e marra nga qytetarët pasi që sipas tyre kanë probleme për të ecur nëpër trotuare. “Aksioni për lirimin e trotuareve nga mallrat të cilat janë ekspozuar nga shitësit nëpër trotuare e kemi nisur duke u bazuar në kërkesat e marra nga shumë qytetarë, para fillimit të aksionit janë respektuar të gjitha procedurat e nevojshme dhe krejt në fund inspektorët komunal të asistuar edhe nga Policia e Kosovës stacioni në Rahovec kanë bërë konfiskimin e mallit për shitësit të cilët nuk i kanë respektuar njoftimet e bëra nga ana e inspektorëve”, ka thënë drejtori Hoti.
Hoti ka thënë se praktika e zënies së trotuareve në rrugën kryesore të qytetit të Rahovecit, ka vazhduar për disa vite por që vazhdimisht inspektorët e drejtorisë për Punë Insketuese kanë marrë aksione për lirimin e tyre.
Aksione të ngjashme do të ketë në vazhdimësi, deri sa të mos ketë ekspozim të mallit nëpër trotuare dhe të mos ketë pengesa në lëvizjen e qytetarëve nga ekspozim i mallit.
/Epoka e re/