Komuna e Rahovecit miraton buxhetin për vitin 2022

17 shtator 2021 | 12:18

Kuvendi Komunal në Rahovec ka mbajtur mbledhjen e radhës, nën kryesimin e kryesuesit Afrim Dina dhe në praninë e kryetarit Smajl Latifi, nënkryetarit, Fatmir Iska, ku me 15 vota pro dhe 5 abstenime, këshilltarët e Kuvendit Komunal miratuan buxhetin komunal për vitin 2022.

Drejtori i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Afrim Limani, ka thënë se buxheti komunal krijohet nga grante qeveritare dhe të hyrat vetanake, dhe theksoi se buxheti duhet të miratohet si interes i qytetarëve.

Buxheti komunal për vitin 2022 do të jetë 15.053.660.00 euro, ku nga grantet qeveritare janë 13, 703,112.00 euro dhe të hyrat vetanake të planifikuara në shumë prej 1.350.548.00 euro.

Për paga dhe mëditje janë dedikuar 7.872.844.00 euro, për mallra dhe shërbime janë të dedikuara 1.735.000.00 euro, shpenzimet komunale kapin shifrën prej 270.000.00 euro.

Për subvencione dhe transfere është paraparë të shpenzohen 360.000.00 euro, ndërkaq për investime kapitale 4.815.816.00 euro.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës(ShSKUK) ka njoftuar për…