Komuna e Rahovecit ndalon përdorimin e mjeteve piroteknike në hapësirat publike
18 dhjetor 2024
| 11:27
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka bërë me dije se gjatë festave të fundvitit ka urdhëruar ndalimin e përdorimit të mjeteve piroteknike në hapësirat publike në këtë komunë.
“Zbatimi i këtij vendimi do të mbikëqyret nga inspektorët dhe Policia, ndërsa shkelësit do të ndëshkohen me gjobë prej 100 euro”, ka shkruar Latifi në “Facebook”.