Komuna e Rahovecit nis projektin për ndërtimin e trotuarit në fshatin Drenoc
04 dhjetor 2018
| 13:34
Në fshatin Drenoc të Komunës së Rahovecit, kanë nisur punimet për ndërtimin e trotuarit në këtë fshatin.
Trotuari do të ndërtohet përgjatë rrugës kryesore të këtij fshati, nga hyrja e qytetit të Rahovecit deri në qendër të fshatit.
Nisjen e punimeve për rregullimin e trotuarit në fshatin Drenoc, nga afër i kanë parë edhe kryetari i komunës, Smajl Latifi i shoqëruar nga drejtorë të drejtorive komunale dhe banorë të fshatit Drenoc, të cilët e kanë pritur mirë fillimin e këtij projekti të rëndësishëm ta.
/Epoka e re/