Komuna e Rahovecit nis rrënimin e objekteve të vjetra që paraqesin rrezik për qytetarët
Përmes projektit rrënimi i objekteve pa leje si dhe objekteve të vjetra, në përkujdesjen e drejtorisë së Inspeksionit të Komunës së Rahovecit, ka nisur rrënimi këtyre objekteve të cilët nga zyrtarët komunal, janë vlerësuar si objekte që paraqesin rrezik për qytetarë.
Ecurinë e projektit nga afër e kanë parë kryetari i komunës Smajl Latifi dhe drejtori i Inspeksionit Besnik Hoti.
Ky i fundit ka thënë se fillimi i rrënimit të objekteve të vjetra të cilat paraqesin rrezik për qytetarë ka ardhur si rezultat i vlerësimit të bërë nga zyrtarët komunal.
Hoti ka bërë me dije se është rrënuar objekti i vjetër i shkollës “Mustafë Ibishi” në fshatin Kramovik dhe është bërë rrënimi i objektet të vjetër të shkollës së mesme dhe objektit të stacionit të policisë në fshatin Ratkoc.
Drejtori Hoti ka theksuar se në ditët në vazhdim do të rrënohen objektet të tjera, që përbëjnë rrezik për jetën e qytetarëve dhe objekteve që paraqesin pengesë për zhvillimin infrastrukturor e urban në komunën e Rahovecit.
Qytetarët e kanë pritur mirë rrënimin e këtyre objekteve, duke thënë se rrënimi i objekteve të vjetra ka evituar rrezikun i cili ka ardhur nga këto objekte, pasi që në vazhdimësi ka lëvizje të qytetarëve afër këtyre objekteve.
/Epoka e re/