Komuna e Rahovecit sërish kampione e transparencës

02 gusht 2022 | 23:43

Komuna e Rahovecit është renditur komuna më transparente në Republikën e Kosovës, për periudhëm janar – qershor 2022 nga “Aleanca Qytetare për Transparencë”, e përbërë nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ULOF PALME INTERNATIONAL CENTER – KOSOVO PROGRAM si dhe 9 organizatat e tjera partnere.

“Bazuar në vlerësimin e bërë për 38 komunat e Republikës së Kosovës, Rahoveci për gashtëmujorin e parë të këtij viti ka arritur nivelin më të lartë në përmbushjen e indikatorëve vlerësues me 83 pikë apo 94.32%”, ka shkruar Smajl Latifi në llogarinë e vet në “Facebook.

Ai ka theksuar se padyshim, se një nga qellimet e qeverisë komunale është transparenca dhe llogaridhënia para qytetarëve, “e cila ishte edhe zotim i yni kur morëm besimin nga ta. Rahoveci do të vazhdojë të mbetet edhe në të ardhmen komunë transparente, për këtë jam i bindur në punën dhe përkushtimin e ekipit tim dhe zyrtarëve komunal të cilët po kryejnë punë të mira e të dobishme në vazhdimësi për të gjithë qytetarët, pa dallim”, ka shkruar Latifi.

Ai ka falënderuar Institutin Demokratik të Kosovës dhe organizatat e tjera partnere për vlerësimin korrekt të punës në transparencën e komunës që drejton.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Reperi i njohur shqiptar, Stresi, pas tensioneve në veri është…