Komuna e Rahovecit vazhdon aksionin “Ta pastrojmë Kosovën”
11 dhjetor 2018
| 12:51
Në kuadër të fushatës “Ta pastrojmë Kosovën”, Komuna e Rahovecit sot ka vazhduar aktivitetin për largimin e mbeturinave.
Aksionit për largimin e mbeturinave iu është bashkuan edhe kryetari i komunës, Smajl Latifi, organizata mjedisor “Ta pastrojmë Kosovën”, qytetar të shumtë dhe nxënës të shkollave.
Qëllimi i këtij aksioni është sensibilizimi dhe krijimi i një praktike tek qytetarët, se hedhja e mbeturinave shkatërron mjedisin dhe shëndetin tonë si dhe u bë thirrje që qytetarët të rrisin vetëdijen për kujdesin ndaj mjedisit, dhe institucionet të vazhdojnë me gjobitjen e ndotësve, në bazë të legjislacionit në fuqi.
Gjatë këtij aksioni janë pastruar vendi te varrezat e dëshmorëve dhe rruga Rahovec-Drenoc, tek ura e Drenocit.
/Epoka e re/