Komuna e Shtërpcës, ADA dhe UNDP hapin një ndërmarrje sociale të grave
Komuna e Shtërpcës, Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA) dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) organizojnë sot (e premte) ceremoninë e hapjes së ndërmarrjes sociale “Shoqata e Pavarur e Grave Sevcë” në fshatin Sevcë, e cila do të mbahet në ambientet e Ndërmarrjes Sociale në fshatin Sevcë, Komuna e Shtërpcës, duke filluar nga ora 11:30.
Shoqata fillimisht u themelua në vitin 2016 dhe ka 40 anëtare që mirren me përpunimin e frutave të ndryshme të kultivuara, si dhe bimëve aromatike dhe çajrave.
Përmes një granti dhe përkrahjes këshillimore të ofruar nga projekti Interdev 2, shoqata do të funksionojë si një ndërmarrje sociale dhe do të zgjerojë kapacitetet e saj operacionale për të mbështetur krijimin e vendeve të punës dhe gjenerimin e të ardhurave.