Komuna e Shtimes e pranon një automjet të zjarrfikësve donacion nga Gjermania
Komuna e Shtimes ka pranuar një donacion nga partnerët gjermanë të Qarkut Unna, konkretisht nga vendbanimi Wahlbach në Nordrhein Westfalen.
Në njoftimin e shpërndarë nga kryetari i Shtimes, Qemajl Aliu thuhet se është pranuar një automjet i zjarrfikësve.
“Ky automjet i ri dhe modern që nga sot do të luajë rol kyç në rritjen e kapacitetit dhe efikasitetit të shërbimit tonë lokal të zjarrfikësve, duke ndihmuar në mbrojtjen e Komunës tonë dhe reagimin më të shpejtë e më efektiv ndaj situatave emergjente të zjarreve”, thuhet në njoftim.
“Ky donacion është dëshmi e fortë e bashkëpunimit të frytshëm dhe të suksesshëm që kemi ndërtuar me partnerët tanë gjermanë, sidomos nga vizita jonë e fundit në këtë rajon me takime të nivelit të lartë udhëheqës”, thuhet në njoftim.