Komuna e Shtimes me aksion për pastrimin e qytetit

22 prill 2019 | 16:44

Aksioni i iniciuar nga Qendra Rinore në Shtime në bashkëpunim me Qendrën për Edukim, Inovacion dhe Zhvillim Profesional “Akademia” dhe Organizatën Leadership Development Association ‘Albania – Kosova’,  të hënën për nder të ditës ndërkombëtare të Tokës, kanë ndërmarrë një aksion për pastrimin e hapësirës nga parku deri të Qendra Rinore e kësaj komune.

Pjesë e këtij aksioni ishte edhe nënkryetari i komunës së Shtimes, Rrahman Jakupi, drejtori i Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (DKRS), Lumni Amrushi, zyrtarë policorë, pjesëtarë të shoqërisë civile dhe qytetarë.

Aksioni ka pasur për qëllim pastrimin e qytetit por edhe sensibilizimin qytetarë.

Në fund të këtij aksioni, nënkryetari Jakupi, drejtori Amrushi dhe të pranishëm të tjerë kanë mbjellë pemë në afërsi të Shtëpisë së Kulturës, për nder të Ditës së Tokës.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka pritur në…