Komuna e Shtimes merr vendim: 100 euro për fëmijën e parë, 200 për të dytin, 500 për binjakët…
Në mbledhjen e fundit të Kuvendit të Komunës së Shtimes është votuar edhe propozim-vendimi për ndarjen e subvencioneve për nënat lehona dhe për fëmijët e lindur në vitin 2024.
Qemajl Aliu, kryetar i Komunës së Shtimes, ka bërë me dije se tani e tutje çdo çift që lind fëmijën e parë do t’i përfitojë 100 euro shtesa, për fëmijën e dytë 150 euro, për të tretin 200 për binjakët 500 dhe për trenjakët 1 000 euro.
“Pasi e kemi iniciuar për herë të parë në Komunën e Shtimes praktikën e mbështetjes së nënave lehona, jam i lumtur që u votua në Kuvend propozimi ynë për rritjen dhe përshkallëzimin e vlerës së përkrahjes financiare”, ka thënë Aliu, duke shtuar se “qeverisja e mirë po dëshmohet në përditshmëri me masat ndihmuese për të gjitha kategoritë shoqërore, kësisoj duke ndikuar drejtpërsëdrejti në ngritjen e mirëqenies për të gjitha familjet në Komunën Shtimes.
“Paçim sa më shumë raste të dhënies së mjeteve financiare nga kjo masë”, ka thënë kryetari Aliu.