Komuna e Shtimes organizon trajnim për fermerët shtimjanë

24 prill 2019 | 16:53

Komuna e Shtimes dhe Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR), në bashkëpunim me Qëndron Informative të Bujqësisë në këtë komunë do të organizojë trajnimin me fermerë me temën “Sëmundjet parazitare te kafshët”.

Ligjërues këtë trajnim do të jetë Xhavit Bytyqi.

Trajnimi do të mbahet më 26 prill (e premte) nga ora 11:00, në sallën e vjetër të Kuvendit të Komunës së Shtimes (kati përdhes).

Ky trajnim është duke u mbështetur nga projekti “Zhvillimi i Zonave Rurale përmes Avancimit të Shërbimeve Këshillimore”, ndërkaq është duke u implementuar nga ESG-ja.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtëpia e Bardhë ka refuzuar që të përmbushë afatin e…