Komuna e Skenderajt angazhohet për mirëmbajtje të hapësirave publike
Komuna e Skenderajt e cila drejtohet nga Bekim Jashari ka shtuar angazhimin në mirëmbajtjen e hapësirave publike në qytet.
Kjo komunë ka theksuar se pastrimi i rrugëve dhe mirëmbajtja e hapësirave publike është obligim institucional.
“Mirëmbajtja e parqeve në qytet, duke kositur barin dhe pastruar çdo pjesë nga papastërtia, pastrimi i rrugëve dhe aktivitetet tjera nga shërbimet tona publike, janë obligim i ynë institucional. Komuna ka shtuar angazhimin për të arritur objektivat e përgjithshme, pra të kemi ambient të pastër, kurse nga ana e qytetarëve kërkohet t’i ruajnë këto hapësira. Vetëm duke bashkëpunuar ngushtë, ia arrijmë qëllimit për një ambient të pastër. Skenderaj meriton të jetë i tillë!”, ka njoftuar Komuna e Skenderajt.
/Epoka e re/