Komuna e Skenderajt bëhet me E-kiosk për pajisje me çertifikata të gjendjes civile
19 gusht 2020
| 14:53
Tani e tutje nuk do të këtë më radhë të pritjes nga qytetarët për tu pajisur me çertifikata të gjendjes civile në komunën e Skenderajt.
Kryetari i kësaj komune, Bekim Jashari, së bashku me drejtoreshën e Administratës, Emine Rrecaj dhe udhëheqësin e sektorit së gjendjes civile, Jeton Mehmeti, kanë përuruar E-kioskun përmes së cilës qytetarët e komunës do të pajisen me certifikata të gjendjes civile. E-kiosku i vendosur para objektit të komunës do të jetë në shërbim të qytetarëve 24 orë, në shtatë ditë të javës.
Kryetari Jashari ka thënë se me këtë projekt po jetësohet edhe një premtim i dhënë, për të ofruar shërbime cilësore dhe të shpejta për qytetarët e Skenderajt.