Komuna e Skenderajt bën shpërndarjen e fidanëve të kumbullës dhe arrës

10 nëntor 2022 | 12:54

Në Komunën e Skenderajt është bërë shpërndarja e fidanëve të kumbullës dhe arrës.

Me këtë rast, 32 pemëtarë kanë përfituar fidane të kumbullës dhe 10 të arrës, në pakon e cila përveç fidanëve, përfshinë sistemin e ujitjes dhe gërshërët elektrikë për krasitje.

Kryetari i komunës, Fadil Nura, i pranishëm në ceremoninë e mbështetjes së pemëtarëve, duke i përgëzuar ata si përfitues nga thirrja publike, ka thënë se qeverisja e tij do të vijojë të mbështes bujqësinë me gjithë sektorët e saj.

Edhe drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Behxhet Maliqi, ka uruar pemëtarët përfitues, duke thënë se drejtoria që udhëheq ai, do të ketë edhe thirrje të tjera publike, në kuadër të mbështetjes dhe ndihmës se bujqve e fermerëve të komunës sonë.

Shpërndarja e fidanëve vjen pas pesë fazave të mbështetjes së bujqve me pajisje dhe makina bujqësore, që dëshmon përkushtimin e qeverisë Nura, për zhvillim të bujqësisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar opinionin se biletat…