![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/07/skenderaj-2.jpg)
Komuna e Skenderajt binjakëzohet me komunën e Vukovarit
20 korrik 2023
| 13:09
Komuna e Skenderajt është binjakëzuar me komunën e Vukovarit në Kroaci. Lajmin e ka bërë me dije kryetari i Skenderajt, Fadil Nura.
“Me mikun Ivan Penava, kryebashkiak i Vukovarit, me të cilin po hapim një etapë të re bashkëpunimi në fusha të shumta, nëpërmjet binjakëzimit të Skenderajt dhe Vukovarit, që ndajnë vlera të përbashkëta me veçantinë e pikënisjes së luftës për lirinë e dy popujve, në dy qytetet tona”, ka shkruar Nura në “Facebook”.