Komuna e Skenderajt demanton KDI-në: Të na kërkojë falje
Komuna e Skenderajt ka demantuar Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), i cili ka pretenduar se kjo komunë nuk ka organizuar dëgjime buxhetore për projektbuxhetin e vitit 2023.
Komuna që drejtohet nga Fadil Nura, ka prezantuar faktet që e dëshmojnë të kundërtën e saj që ka pretenduar KDI-ja.
“KDI-ja përveç monitorimit të punës së Komunës, ta monitorojë edhe vetveten! Organizata joqeveritare KDI-ja, në një publikim të raportit rreth monitorimit të dëgjimeve buxhetore për vitin 2023 dhe parashikimet për vitet 2024 dhe 2025, në të cilin përveç tjerash thuhet se ‘Komuna e Skenderajt nuk ka mbajtur dëgjime buxhetore’, ka bërë huqje të madhe profesionale, me apo pa tendencë, madje përfaqësuesja e organizatës e cila monitoron punën e Komunës së Skenderajt, nuk ka qenë fare pjesëmarrëse në asnjë dëgjim buxhetor nga 5 takimet e mbajtura Ndonëse KDI-ja fare nuk është marrë me monitorim me prani fizike të monitoruesve të saj, Komuna e Skenderajt ka bërë të gjitha njoftimet rreth këtyre dëgjimeve me kohë, duke publikuar në faqen zyrtare të komunës në internet, në rrjetet sociale, për të informuar mbi të gjitha qytetarët për ciklin e dëgjimeve buxhetore. Ndonëse në rrethana të tjera normale, KDI-ja do të duhej të kërkonte falje për joprofesionalizëm më shumë sesa ka provuar të mos e paraqes të vërtetën, Zyra për Informim ripublikon faktet”, është thënë në reagimin e Komunës së Skenderajt.
KDI-ja tregon cilat komuna nuk organizuan dëgjime buxhetore