Komuna e Skenderajt dhe Caritas-i zviceran nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi
17 maj 2022
| 15:24
Është nënshkruar marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet të Komunës së Skenderajt dhe Caritas-it zviceran, me qëllim të realizimit të projektit “Ndikimi i rinisë në mjedis”, për të ngritur vetëdijen e publikut karshi mbrojtës së mjedisit në të cilin jetojnë.
Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes kanë marrë pjesë kryetari Fadil Nura, drejtori për Arsim, Kastriot Duraku dhe përfaqësues të Caritas-it.
Në kuadër të këtij projekti, parashihet të zhvillohen një sërë aktivitetesh nëpër shkolla, me nxënës, të krijohen klube ekologjike, trajnime për këshillat e nxënësve për fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe ndryshimeve klimatike, dhe veprime të tjera të interesit të ruajtjes së ambientit.