Komuna e Skenderajt do të ndihmojë 1000 familje në nevojë me pako ushqimore dhe bizneset që janë prekur nga pandemia

13 prill 2021 | 23:10

Komuna e Skenderajt të martën ka mbajtur mbledhjen e radhës të Shtabit Emergjent, në të cilën me propozim të kryetarit Bekim Jashari u vendos që unanimisht të përkrahen 1000 familje në nevojë me pako ushqimore si dhe bizneset që janë prekur më shumë nga pandemia Covid-19.

Pakoja përkrahëse për bizneset parasheh:

1. Lirim nga pagesa për transportuesit e udhëtarëve, autobusët që hyjnë në stacionin e autobusëve, deri në një vendim tjetër;

2. Lirim nga pagesa për shfrytëzimin e terracave nga gastronomët, deri me 31.12.2021.

3. Ashtu si vitin e kaluar edhe këtë vit nuk do të aplikojmë taksen në biznes, duke përjashtuar Postën, KEDS-in, Bankat, institucionet mikrofinanciare si dhe kompanitë e sigurimeve;

4. Po ashtu do të ofrojmë sipas mundësive hapësira operimi pa pagesë për OJQ-të lokale.

Kryetari Jashari ka bërë me dije se këto masa mbështetëse do të hyjnë në fuqi dhe do të fillojnë të zbatohen pas miratimit edhe nga Kuvendi Komunal në seancën e këtij muaji.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka…