Komuna e Skenderajt e hapur për bashkëpunim me organizatat që ndihmojnë arsimin

01 shtator 2022 | 12:03

Komuna e Skenderajt do të jetë e hapur dhe bashkëpunuese gjithherë ndaj organizatave që e ndihmojnë arsimin, nëpërmjet aktivitete edukativo-arsimore, duke e promovuar mendimin kritik tek te rinjtë. Kështu ka thënë kryetari Fadil Nura.

“Sot, me Dren Gashin nga Teach for Kosova, nënshkruam marrëveshje bashkëpunimi, për projektin që do të implementohet në shkollat tona, dhe ku anëtarja e Kuvendit Komunal, Sala Jashari, do të koordinojë aktivitetet e parapara të projektit, që ai të prodhojë rezultate pozitive tek te rinjtë e Skenderajt”, ka thënë Nura.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Cristiano Ronaldo sonte mund të largohet nga Manchester United. Mediet…