Komuna e Skenderajt, e hapur për investime
24 janar 2018
| 10:44
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka pritur në një takim informues Skenderbeg Klaiqin me bashkëpunëtorë, përfaqësues të firmës “H2O-Factory GmbH&Co.KG”.
Qëllimi i takimit ishte shqyrtimi i mundësive për investime në Komunën e Skenderajt. Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, i ka falënderuar mysafirët për vizitën dhe ka ofruar gatishmëri për bashkëpunim në të ardhmen.