Komuna e Skenderajt hap thirrjen për aplikim për grante
16 shtator 2021
| 18:30
Pas mbajtjes së sesionit informuese, lidhur me projektin “Fuqizimi socio-ekonomik i Ballkanit Perëndimor”, projekt ky i financuar nga komuna e Skenderajt, Qeveria e Gjermanisë dhe organizata “Help Kosovo”, është bërë hapja e aplikimit për përfitimin e granteve në vlerë deri në 2 000.00 euro.
Komuna e Skenderajt ka njoftuar se aplikacionet e plotësuara dhe dokumentet mbështetëse duhet të dorëzohen brenda afatit të caktuar deri më 31 nëntor.