Komuna e Skenderajt i siguron banesë Familjes Qerimi
11 janar 2022
| 13:42
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, u ka ofruar mbështetjen e duhur fëmijëve të Familjes Qerimi nga Llausha, Enisit, Anitës dhe Adonisit, të cilët po përjetojnë momente të vështira, pas ngjarjes tragjike që ndodhi ditë më parë.
Me këtë rast, fëmijëve u është siguruar strehimi për të banuar dhe vazhduar jetën.
Veç kësaj, Komuna u ka ofruar edhe asistencë sociale dhe mbështetje për nevoja të tjera të jetës.
Kjo familje do ta jetë prioritet edhe në të ardhmen për të ndihmuar fëmijët të jetojnë një jetë të dinjitetshme!