Komuna e Skenderajt ia mbulon shpenzimet shkollore 12-vjeçarit që gjeti kuletën me 2 500 euro dhe e dorëzoi në polici
07 gusht 2024
| 12:31
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka pritur 12-vjeçarin i cili kishte gjetur një kuletë me 2 500 euro dhe të njëjtën e kishte dorëzuar në Policinë e Kosovës.
Nura ka thënë se për këtë vepër, komuna e ka shpërblyer atë duke ia mbuluar shpenzimet për vitin e ri shkollor.
“Ky është Blearti! I artë edhe për nga shpirti i tij i pastër që e dëshmon edhe nëpërmjet aktit shembullor, duke i dorëzuar në polici një shumë të humbura parash, rreth 2 500 euro. Për këtë vepër bujare, një dhuratë nga ne, duke mbuluar të gjitha shpenzimet që nevojiten për vitin e ri shkollor 2024/2025. Sa shumë kemi nevojë për njerëz si Blearti! Të lumtë!”, ka shkruar Nura në “Facebook”.