Komuna e Skenderajt largon deponitë ilegale

26 tetor 2022 | 13:21

Komuna e Skenderajt ka njoftuar nëpërmjet shërbimeve të saj publike se po angazhohet vazhdimisht në largimin e deponive ilegale.

Kësisoj, në kuadër të përpjekjeve për të zbatuar planin e punës, për një ambient të pastër në gjithë territorin e komunës, Drejtoria e Shërbimeve Publike, është angazhuar të punojë në largimin e deponive, kudo që janë identifikuar ato.

Një aksion i tillë është ndërmarrë në fshatrat Polac dhe Kotorr, pas të cilave veprimet janë orientuar në Klinë të Epërme, përgjatë vendit të quajtur “Përroi i keq” dhe në Llaushë, ku janë pastruar hapësirat që ishin mbushur me mbeturina, ku ishte i pranishëm edhe drejtori i Shërbimeve Publike, Alban Shala.

Komuna e Skenderajt ka njoftuar të gjithë qytetarët, pa dallim, që të kontribuojnë në mirëmbajtje të ambientit, duke mos hedhur mbeturina jashtë hapësirave që nuk janë të dedikuara, dhe njëkohësisht fton për raportim tek organet kompetente, kudo që hasin në rastet e ndotjes së ambientit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktivisti shumëvjeçar i shoqërisë civile, Visar Azemi i është bashkuar…