Komuna e Skenderajt largon disa deponi ilegale të mbeturinave
02 qershor 2023
| 15:56
Komuna e Skenderajt ka bërë me dije se ka larguar disa deponi ilegale të mbeturinave në disa fshatra të kësaj komune.
Me këtë rast, kjo komunë u ka bërë thirrje qytetarëve që të kujdesën për një ambient më të pastër.
“Nga aksioni i Drejtorisë së Shërbimeve Publike për eliminimin e deponive ilegale në vendbanimet e fshatrave Runik,Vitak, Çubrel, Radishevë, Leçinë dhe Makërmal, për të vazhduar më pas pa u ndalur edhe në bashkësitë lokale të Likocit, Qirezit dhe Prekazit. Kujdesu për një ambient të pastër!”, ka njoftuar Komuna e Skenderajt që drejtohet nga Fadil Nura.