Komuna e Skenderajt nderon dëshmorët dhe martirët
Në nderim të jetës dhe sakrificës së dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, nënkryetari Sami Lushtaku, kryesuesja e Kuvendit Komunal, Adelina Spahiu, drejtorët komunalë, anëtarët e Kuvendit, përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta, familjarë dhe qytetarë, kanë bërë homazhe te varrezat e Avdullah Kodrës, Nuhi Gecaj, Ajet Beqirit dhe Xhemë Veliut në Kompleksin e Dëshmorëve në Marinë.
Me nderime dhe vendosje të luleve të freskëta te lapidari në fshatin Klinë e Poshtme, janë përkujtuar edhe dëshmorët dhe martirët e këtij fshati, në 23-vjetorin e rënies së tyre.
Edhe dëshmorët tjerë të UÇK-së, Demë e Musa Shala janë përkujtuar me nderime të larta, duke u shprehur mirënjohje të thellë, për sakrificën dhe rënien e tyre në mbrojtje të lirisë së Kosovës.