Komuna e Skenderajt do të ndihmojë të infektuarit me Covid me nga 50 euro
Komuna e Skenderajt do të ndajë 50 euro për çdo qytetar të Skenderajt të infektuar me COVID-19 dhe nga 100 euro për familjet e atyre që kanë humbur jetën nga ky virus.
Në seancën e fundit të Kuvendit Komunal për këtë vit, të cilën e filluam me një minut nderim në përvjetorin e sulmit të parë mbi familjen Jashari dhe ditës së Veteranit, është miratuar propozim vendimi për t`u dalë në ndihmë të infektuarve si dhe familjeve të viktimave të virusit COVID-19 në Komunën e Skenderajt.
Në këtë mbledhje është votuar propozimi për subvencionimin e personave të infektuar me virusin Covid-19 në vlerë prej 50 euro, ndërsa qytetarët që kanë humbur betejën me këtë virus, familjarët e tyre do të subvencionohen me nga 100 euro.
Në bazë të këtij vendimi parashihet që personat përfitojnë nga kjo ndihmë vetëm në rast se arrijnë të sjellin dëshminë e testimit dhe rezultatit pozitiv nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHP).
Rreth procedurave të metutjeshme do të njoftoheni me kohë, nga Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.