Komuna e Skenderajt nis projektin rrugor Syriganë – Pemishtë
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, së bashku me drejtoreshën e Urbanizmit, Sanije Ahmeti, dhe më bashkëpunëtorë të tjerë, kanë inspektuar fillimin e punimeve për realizimin e projektit kapital rrugor Syriganë – Pemishtë.
Në kuadër të këtij projekti janë 7 069 metra shtrirje asfalti, që përfshihen në segmentet rrugore në fshatrat Syriganë, Pemishtë, Qitak, Leçinë dhe Terrnovë.
Pas vizitës në terren, kryetari Jashari ka thënë se si qeverisje lokale janë duke u angazhuar në modernizimin e infrastrukturës rrugore në çdo vendbanim të Skenderajt. “Me stafin tim mbështetës jemi çdo ditë nëpër fshatra, kudo që kanë filluar punimet, për të parë ecurinë e realizimit të projekteve dhe për të bashkëbiseduar me banorët vendas, në mënyrë që edhe ata të jenë një lloj mbikëqyrësi i projekteve kapitale”, ka thënë Jashari.
/Epoka e re/