Komuna e Skenderajt përfiton nga GIZ-i gjerman 614 shporta për mbeturina
06 dhjetor 2019
| 15:01
Në kuadër të ofrimit të shërbimeve më të mira për qytetarët, Komuna e Skenderajt ka përfituar 614 shporta për mbeturina 120 litra nga GIZ-i gjerman.
Lajmin e ka bërë me dije kryetari i kësaj komune Bekim Jashari.
“Këto shporta do të shpërndahen në mënyre proporcionale në fshatrat e komunës tonë, duke shtrirë rrjetin e ofrimit të shërbimeve sa më shumë për qytetarët, me veprime të tilla do të mundohemi që të minimizojmë deponitë ilegale me disa investime në makineri për grumbullim të mbeturinave”, ka thënë Jashari, i cili ka falënderuar GIZ-in gjerman për këtë donacion.
/Epoka e re/