Komuna e Skenderajt pranon donacion një kamion të zjarrfikjes
29 shtator 2022
| 15:45
Shërbimi i Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Skenderaj ka pranuar një kamion të zjarrfikjes dhe shpëtimit, si donacion nga Gjermania, për të cilin kontribut të madh ka dhënë Besnik Miftaraj, konsull në Konsullatën e Përgjithshme në Shtutgart të Gjermanisë.
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, dhe shefi i Shërbimit të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit, Liman Geci, janë shprehur tejet falënderues ndaj konsullit Miftaraj, për kontributin dhe angazhimin që SHZSH në Skenderaj të pajisjet me kamion, i cili do të ndihmojë në kryerjen efikase të aktiviteteve të këtij shërbimi.