Komuna e Skenderajt, shembull në menaxhimin efikas të situatës me Covid-19

31 mars 2020 | 17:56

“Qeveria e Kosovës, sot ka marrë vendim për ndërprerjen e menjëhershëm të transportit urban në të gjitha Komunat e Republikës së Kosovës, vendim ky të cilin Komuna e Skenderajt e ka ndërmarrë menjëherë pasi janë shfaqur rastet e para me korona virus në Kosovë”, thuhet në njoftimin e kësaj komune.

Sipas njoftimit të Komunës së Skenderajt, vendimi i Shtabit Emergjent – Skenderaj, për ndalimin e transportit urban ka hyrë në fuqi që nga data 14 mars dhe po respektohet më përpikëri nga ana e kompanive të transportit publik.

“Komuna e Skenderajt me masat që po ndërmerr për menaxhimin e situatës aktuale të krijuar nga virusi COVID-19, po shërben si model jo vetëm për komunat e Kosovës por edhe për nivelin qendror.
Gjithmonë në mbrojtje të shëndetit të qytetarëve! Pa frikë e panik por me kujdes të shtuar jemi bashkë dhe do t’ia dalim!”, theksohet ndër të tjera në njoftimin e Komunës së Skenderajt.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se Gjykata…