Komuna e Skenderajt shpërndan 30 makina mjelëse

16 shtator 2022 | 15:01

32 fermerë nga Komuna e Skenderajt janë përfitues të 30 makinave mjelëse dhe 2 laktofrizave të qumështit. Lajmin e ka bërë me dije kryetari i kësaj komune Fadil Nura.

“Me 32 fermerët përfitues të komunës sonë, që bëhen pronarë të 30 makinave mjelëse dhe 2 laktofrizave të qumështit, në kuadër të veprimeve dhe planeve tona për të fuqizuar bujqësinë dhe sektorët e saj”.

“Në këtë kohë kur mbështetja nga niveli qendror është në shkallë të ulët, ne kemi rritur për 50 mijë euro nga viti i kaluar buxhetin për bujqësinë”, ka shkruar Nura në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I ashtuquajturi “Trekëndësh i Weimarit”, i cili përfshin një format…