Komuna e Skenderajt vazhdon implementimin e projekteve infrastrukturore
08 qershor 2020
| 14:33
Në kuadër të zhvillimit të projekteve infrastrukturore, për të krijuar kushte të favorshme për secilin qytetar të komunës së Skenderajt, ka vazhduar asfaltimi i segmenteve rrugore në fshatin Kotorr.
Punimet në realizimin e këtij projekti i ka inspektuar nënkryetari i komunës së Skenderajt, Nuredin Lushtaku, bashkë me stafin e Drejtorisë së Urbanizmit.