Komuna e Skenderajt vazhdon përkrahjen për fermerët
Komuna e Skenderaj po vazhdon përkrahjen për fermerët për veprimtari të ndryshme bujqësore.
Kjo komunë ka shpërndarë 70 koshere bletësh për sektorin e bletarisë, për përfituesit e përzgjedhur nga konkursi publik i shpallur kohë më parë.
Drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Behxhet Maliqi, ka përgëzuar bletarët e komunës së Skenderajt, për pajisjet e përfituara nga programi për zhvillimin e bujqësisë, duke siguruar se qeverisja nën drejtimin e Nurës do të vazhdojë të ofrojë përkrahje edhe për sektorët tjerë të bujqësisë.
Ai ka theksuar se numri i përfituesve të pajisjeve të ndryshme bujqësore sa vjen e rritet në Komunën e Skenderajt.
Maliqi ka thënë se brenda dy jave, kjo është faza e pestë e shpërndarjes së pajisjeve dhe mekanizmave të ndryshëm bujqësor, me qëllim që të përkrahen bujqit dhe të ndihmohet zhvillimi i bujqësisë.