Komuna e Skenderajt vazhdon t’i mbështesë fermerët
Komuna e Skenderajt ka bërë me dije se të enjten janë nënshkruar kontratat me bujqit përfitues të makinave mbjellëse në kuadër të programit të përbashkët të bujqësisë në mes të kësaj komune dhe Islamic Relief Kosova.
Në ceremoninë e nënshkrimit të këtyre kontratave kanë marrë pjesë kryetari i komunës së Skenderajt, Fadil Nura, drejtori i Islamic Relief Kosova, Mohamed Soliman, drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Behxhet Maliqi dhe fermerët.
Kryetari Nura, duke i përgëzuar bujqit, ka thënë se komuna e Skenderajt do të vazhdojë ta mbështesë sektorin e bujqësisë edhe nga buxheti i komunës, por edhe me anë të donatorëve të ndryshëm.
Edhe drejtori i Islamic Relief Kosova, Mohamed Soliman, i ka përgëzuar fermerët përfitues të makinave mbjellëse, ndërkohë e ka falënderuar kryetarin Nura për bashkëpunim të vazhdueshëm.