Komuna e Skenderajt vazhdon t’i mbështesë fermerët e saj
Komuna e Skenderajt, përkatësisht Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, është duke vazhduar t’i mbështesë fermerët e kësaj komune me anë të subvencioneve të parapara për zhvillimin e bujqësisë.
Në këtë kontekst, kjo drejtori ka hapur thirrjen për aplikim duke ftuar të gjithë fermerët e interesuar e sektorit të pemëtarisë të aplikojnë në kuadër të projektit “Mjete të punës”.
Pakoja mbështetëse për fermerë përmban: pompë spërkatëse me bateri dhe panel solar, gërshërë për krasitje me dorëza vetë-zgjatëse, gërshërë për krasitje të pemëve me prerëse dyanësore, si dhe vegla të tjera të punës.
Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ka caktuar edhe kriteret për aplikim, ndërkaq thirrja në kuadër të së cilës do të ndihmohen 30 fermerë, do të jetë e hapur deri më 21 nëntor.