Komuna e Suharekës bën dezinfektimin kundër etheve hemorragjike
27 qershor 2021
| 16:39
Në Komunën e Suharekës të dielën është bërë dezinsektimi kundër etheve Hemorragjike Krime Kongo.
Lajmin e ka bërë me dije kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj. Ai ka thënë se dezinsektimi është bërë si masë mbrojtëse.
“Dezinsektimi kundër etheve Hemorragjike-Krime Kongo, në Komunën e Suharekës u bë sot si masë mbrojtëse. Angazhimi ynë është serioz dhe ne po veprojmë brenda kapaciteteve tona”, ka shkruar Muharremaj në llogarinë e vet në “Facebook”.