Komuna e Suharekës do të bëhet me objekt të ri

07 mars 2019 | 12:40

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë me dije se brenda dy viteve kjo komunë do të bëhet me objekt të ri.

Ai ka thënë se ky objekt do të financohet nga Komuna e Suharekës dhe Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal (MAPL).

“Suhareka do ta ketë objektin e ri të komunës me shumë shërbime të avancuara dhe me sallën e Asamblesë Komunale. Sot kam nënshkruar marrëveshjen e bashkëfinancimit me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) për objektin e ri i cili do të ndërtohet brenda dy viteve. Në vitin 2019 MAPL-ja financon me 500.000.00 euro, ndërsa komuna jonë me 50.000.00 euro. Në vitin 2020 MAPL-ja financon me 850.000.00 euro ndërsa komuna jonë me 200.000.00 euro. Urime të gjithëve!”, ka deklaruar Muharremaj.

/Epoka e re/

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Ibrahim Gashi  Jemi sot këtu pas 21 vjetësh nga…