Komuna e Suharekës do të mbulojë shpenzimet për ceremoninë e varrimit
26 shkurt 2019
| 12:19
Tash e tutje Komuna e Suharekës do të mbulojë shpenzimet për ritet fetare dhe ceremoninë e varrimit për çdo qytetar të vdekur. Kështu ka bërë me dije kryetari i kësaj komune Bali Muharremaj.
Marrëveshja për këtë çështje është nënshkruar sot me përfaqësues të komuniteteve fetare në Komunën e Suharekës, kryetarit të Bahkësisë Islame, Halim Shehu, dhe priftit të Bashkisë Katolike Don Mikel Sopit.
“Shuma që do të ndihmohen familjet për mbulimin e këtyre shpenzimeve është 200 euro dhe do të fillojë të zbatohet që nga 1 mars 2019”, ka thënë Muharremaj.
/Epoka e re/