Komuna e Vitisë radhitët ndër komunat më të mira në Kosovë
Komuna e Vitisë ka arritur të radhitet ndër tri komunat me performancën më të mirë në nivel vendi në Indeksin e Konkurrueshmërisë së Komunave (IKK) 2019. Ky indeks është krijuar për të matur performancën e qeverisë lokale drejt krijimit të një mjedisi të shëndosh afarist.
Një gjë e tillë është bërë me dije gjatë prezantimit të këtij raporti në Prishtinë. Gjithashtu në këtë raport janë prezantuar gjetjet e anketës me 3 350 biznese nga 38 komunat e Kosovës. Në bazë të këtyre gjetjeve është arritur deri tek vlerësimi i qeverisjes lokale në bazë të ambientit përkrahës për zhvillim të bizneseve.
Komuna e Vitisë është radhitur e dyta në nivel vendi dhe atë në nën-indeksin e transparencës i cili matë transparencën e komunës në lidhje me bizneset.
Duke u bazuar në këtë raport Komuna e Vitisë ka marrë edhe vendin e dytë në këta nën-indeksa: kosto kohore, taksat dhe tarifat.
Kurse në bazë të IKK-së peshuar në bazë të politikave publike Vitia ka marrë vendin e dytë. Përndryshe pothuajse në të gjitha nën-indeksat e këtij vlerësimi Komuna e Vitisë është radhitur ndër komunat më të mira në Kosovë.
/Epoka e re/